Një krokodil i gjatë rreth pesë metra ka nxitur panik në mesin e disa lojtarëve të golfit, kur e panë atë duke dalë nga liqeni që ndodhej afër vendit ku ata po luanin.
“Ky është aligatori me i madhe qe e kam pare ndonjëherë ne jetën time” u dëgjua ai duke filmuar ecjen e krokodilit, njofton The Guardian.
Fillimisht, ai kishte besuar se kjo është pjesë e një shakaje që kanë mundur të kurdisin shokët e tij.
“Ai vetëm qëndronte aty, derisa filloi të lëvizë”, ka treguar ai.
Kjo nuk është hera e parë që krokodili ka shëtitur në këtë vend. Ai thuhet se ka qenë aty për shumë vite./Insajderi.com