Të vetëdijshme për rrezikun që i kanosej, katër antilopat fluturojnë në ajër pasi sulmohen nga krokodili. Edhe pse nuk arritën të shuajnë etjen, antilopat të paktën arritën të mbijetojnë.
Me siguri që herën tjetër do të jenë më të kujdesshme.
Fotot e mahnitshme janë kapur nga fotografi John Mullineux në parkun kombëtar “Kruger”, në veri lindje të Afrikës së Jugut.