Insajderi
Biznes

KRU ‘Prishtina’, kërkojnë nga qeveria t`i pajisë me urgjencë me leje speciale për punë

Insajderi
24 March 2020 - 14:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” pas vendimit të marr nga ana e Qeverisë së Kosovës që kufizon lëvizjen e lirë, ka kërkuar që të pajiset me leje në mënyrë që punëtorët të veprojnë lirshëm.

Sipas kompanisë, ky kufizim do ta vështirësonte furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm.

“Duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar së fundmi, konkretisht Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndalimin e lëvizjes së lirë dhe qarkullimit, KRU ‘Prishtina’ si kompani e ofrimit të shërbimeve për ujë dhe kanalizim u bën thirrje institucioneve për ndihmë në këtë drejtim ngase rrezikohet operimi në teren, në tetë komunat e zonës së shërbimit, kur dihet se qytetarët tashmë kanë nevojë më së shumti për ujë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

KRU “Prishtina” thotë se ky vendim do ta pamundësonte veprimin e kompanisë.

“Rrezik përbën pëlcitja e tubacioneve primare dhe sekondare dhe po ashtu pusetat e kanalizimit, që realisht kohën e fundit kanë qenë të shumta. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe dikasteret përkatëse të na dalin në ndihmë me urgjencë për pajisjen me leje speciale karshi operimit të ndërmarrjes sepse na pamundësohet furnizimi me ujë të pijshëm”, përfundon njoftimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark