Insajderi
Lajme

KRU “Prishtina” me kontrata për shërbime, konsumatorët që nuk nënshkruajnë – shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit

Insajderi
04 March 2026 - 10:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU “Prishtina” me kontrata për shërbime, konsumatorët që nuk nënshkruajnë – shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se duke filluar nga java e ardhshme do të nisë procesin e nënshkrimit të kontratave për shërbimet e ujësjellësit me të gjithë konsumatorët e rrjetit.

Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, me kontratën e shërbimeve të ujit rregullohen marrëdhëniet juridike ndërmjet palëve kontraktuese, përkatësisht të drejtat dhe obligimet e ndërsjella.

“Kontrata përmban: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara; Të drejtat dhe obligimet e konsumatorit; Mënyrën e faturimit për shërbimet e ofruara; Procedurat për ankesa, kërkesa dhe shqetësime të konsumatorëve; Si dhe dispozita të tjera të bazuara në legjislacionin në fuqi. Të gjitha këto do t’i kumtohen drejtpërdrejt konsumatorit para nënshkrimit obligativ të kontratës për shërbime”, thuhet në njoftim.

“Ju lutemi të mos hezitoni nënshkrimin e kontratës për shërbime me KRU Prishtina sh.a., pasi mosnënshkrimi i saj mund të rezultojë në pengesa në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të dyanshme, por do jipet edhe afat ligjor në mos të nënshkrimit të kontratës deri në shkyçje nga shërbimet ujësjellësit”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark