Insajderi
Lajme

KRU Prishtina me njoftim: Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kryeqytetit

Insajderi
15 February 2026 - 13:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU Prishtina me njoftim: Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kryeqytetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka njoftuar se për shkak të turbullirave  në kanalin Ibër-Lepenc, do të ketë reduktime të ujit në disa zona.

Këto zona përfshijnë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë.

Paralajmërohet se ndikime do të ketë edhe në zona tjera të kryeqytetit.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR FURNIZIM ME UJË

Të nderuar konsumatorë,

për shkak të turbullirave  në kanalin Ibër-Lepenc dhe punimeve në kanal , ITU Shkabaj është jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, priten reduktime në këto zona:

 Fushë Kosovë

 Obiliq

 Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë

 Ndikime do të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.

Për orar të reduktimeve njoftoheni pas pak.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark