×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    KRU Prishtina: Uji në Fushë Kosovë do të ofrohet përmes autoboteve

    Insajderi
    29 November 2023 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Uji në Fushë Kosovë konsumatorëve do t’ju ofrohet përmes autoboteve, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit.

    Një nga autobotet është pozicionuar në rrugën “Arbëria” në lagjen Eliza deri në orën 13:00, ku pastaj do të kalojë te kompleksi Ulpiana në rrugën“Dardania” në Fushë Kosovë.

    Autobotet do lëvizin në të gjitha zonat e Fushë Kosovës, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

    “Me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit dhe nё pamundësi tё bëjmë furnizimin e rregullt te tё gjithë konsumatorët, sot më datё 29.11.2023 e kemi parë nevojën pёr t’ju ofruar shërbim tё furnizimit me ujё konsumatorëve, përmes autoboteve”, shkruan nё njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark