×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryediplomati i Mbretërisë së Bashkuar arrin në Kosovë, pritet në aeroport nga Gërvalla

    Insajderi
    03 January 2024 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    David Cameron, ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, ka mbërritur në Kosovë, ku është pritur nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

    Republika e Kosovës është destinacioni i tij i vetëm nga shtetet e Evropës Juglindore që kësaj radhe viziton ai.

    Sipas njoftimit të MPJD-së thuhet se kryediplomati David Cameron do të zhvillojë takim ditën e nesërme me Donika Gërvallën duke filluar nga ora 08:30 në zyrat e MPJD-së.

    Cameron ka qenë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2010-2016 ndërsa aktualisht ushtron detyrën e ministrit të Jashtëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark