Insajderi
Lajme

Kryediplomati shqiptar: Kosova nuk është e vetme, çdo cenim i sigurisë së tyre përbën cenim të sigurisë së Shqipërisë

Insajderi
17 April 2026 - 18:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryediplomati shqiptar: Kosova nuk është e vetme, çdo cenim i sigurisë së tyre përbën cenim të sigurisë së Shqipërisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë”.

Kështu tha ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në një prononcim për Tch, ai nënvizoi se paqja dhe stabiliteti në Kosovë janë një prioritet i përbashkët ndërkombëtar dhe se Shqipëria mbetet e vendosur në mbështetjen e saj ndaj Kosovës në çdo rrethanë.

“Pikërisht për këtë arsye, çdo zhvillim në terren duhet parë në këtë kontekst: Kosova nuk është e vetme dhe paqja në të është një prioritet i përbashkët ndërkombëtar. E kemi thënë dhe do ta përsërisim: çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë”, u shpreh Hoxha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark