×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryediplomatja rumune takohet me Lajçakun, ofron mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    27 November 2023 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryediplomatja rumune Luminita Odobescu është takuar në Bukuresht me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Njoftimi për takim u bë i ditur nga vetë kryediplomatja Odobescu, përmes një postimi në platformën ‘X’. Në deklarimin e saj thuhet se Rumania mbështet përpjekjet e Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Folëm për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Përsërita mbështetjen e plotë të Rumanisë për përpjekjet e tij për të çuar përpara dialogun Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja, që është vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ajo.

    Rumania është në mesin e pesëshes evropiane që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark