×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryemadhi “shpërthen” ndaj Top Channel: Do i shkoj deri në fund, do ia zbardh edhe ‘offshorin’ e saj që e ka nënshkruar në Bazel

    Insajderi
    03 April 2023 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja Monika Kryemadhi thotë se do të padisë televizionin Top Channel për shpifje lidhur me dokumentet e publikuara disa ditë më parë, ku pretendohet se janë transaksione mes saj dhe dy kompanive ruse.

    Kryemadhi tha se “shkojë deri në fund”, duke zbardhur edhe shitjen offshore të televizionit Top Channel, teksa hodhi akuza të forta për drejtuesit.

    Në emisionin “TPZ”, Kryemadhi kujtoi edhe një episod kur tha se vite më parë e kishte ndihmuar Dritan Hoxhën për të marrë ambientet e “Piramidës” duke lobuar te Edi Rama.

    Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

    Nuk tërhiqem pas, të duket normale ty që fëmija im 17 vjeç hetohet nga SPAK? A e patë ju Top Channel që u shqetësua shumë se shahej Big Brother? Po fëmijët e mi që kërcënohen nga segmente shtetërore? Unë do t’i shkoj deri në fund edhe Top Channel që nuk përfaqësohet më nga familja Hoxha, dhe pasardhësit e Dritan Hoxhës por është në offshore. Përfaqësohet në offshore nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Me ligjin shqiptar nuk lejohet që frekuenca e televizionit të jetë në offshore. Dhe me 100% të aksioneve, nuk lejohet.

    Ky televizion me çfarë para mbahet, bizneset e kësaj zonës, te kafeja, te paratë me fajde, kush është sponsori kryesor i tyre? Ajo nuk mund të përdorë të drejtën e emisionit për të gënjyer për mua. Do i shkoj deri në fund, do i marr para për dëmshpërblim por do ia zbardh edhe offshorin e saj që e ka nënshkruar në Bazel. Për zyrat e Top Channel kur ka qenë Dritan Hoxha kam lobuar unë te Edi Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark