×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kryeministër mos na shkel në gjak”, nis protesta kundër Kurtit

    Insajderi
    23 January 2023 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka filluar protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkak i së cilës është deklarata e kryeministrit Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

    Në këtë protestë po marrin pjesë dhjetëra qyetetarë të cilët po brohorasin “Poshtë Albin Kurti”.

    Ata po mbajnë pankartat me mbishkrimet: “Kryeministër mos shkel në gjak”, “Me gjak me atdhe nuk bëjm kompromise, Kyreministër dorëhiqu”.

    Ndërsa para objektit të Qeverisë është vendosur kordoni policor për ta mbikqyrur protestën.

    Protesta është thirrur nga një grup në rrjetin social Facebook, që thuhet të jetë nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark