×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri i kënaqur me dy vendime

    Insajderi
    30 March 2016 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa përmes rrjetit social Facebook ka thënë se është i kënaqur që Kuvendi i Kosovës emëroi anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit, dhe se ky organ u bë funksional.

    Ai tha se kishin mbetur edhe tetë rekomandime në fushë-veprimtaritë e institucioneve të drejtësisë, këshillit Gjyqësor dhe Gjykatave, prokurimit dhe Ministrisë së Administratës Publike të cilat përmbushën detyrat e tyre.

    Ai tha se ata me përkushtim të plotë ia arritën që qytetarëve të Kosovës t’ua krijojnë mundësinë që të udhëtojnë pa viza.

    Kryeministri po ashtu komentoi edhe vlerësimin e ekspertëve ndërkombëtarë për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, të cilët konstatuan se  kufiri është caktuar duke respektuar plotësisht ligjin dhe procedurat teknike. Për këtë ai tha se Qeveria ka arsye të mburret me punën e kryer.

    Si Kryeministër i vendit shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë për përgjegjësinë e treguar dhe punën e kryer.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark