×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryeministri i Maqedonisë: Kurti është keqpërdorur për politika ditore

    Insajderi
    17 August 2023 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka komentuar vizitën e fundit të kryeministrit Kurti në Tetovë e Çair.

    Ai ka thënë se rruga Tetovë-Prizren mund të realizohet vetëm nga qeveritë e të dyja shteteve.

    Sipas tij, Kurti është keqpërdorur për politika ditore nga kryetarët e Tetovës dhe Çairit.

    “Njëjtë edhe me këtë rrugë. Kjo rrugë ka të bëjë me një ide që është shumë më herët, para vizitës së kryeministrit Kurti në komunat e Çairit dhe Tetovës, ku mendoj se njeriu u keqpërdor, të jem i sinqertë, në politika ditore të këtyre dy kryetarëve të komunave, që duan të etablohen në skenën politike”, tha mes tjerash Kovaçevski./tv21.tv

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark