×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kryeministri iu dëshmoi qytetarëve se ka një lexim të mbrapshtë të historisë politike”

    Insajderi
    17 January 2023 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar për videon e Kryeministrit Kurti ku lartësonte të dënuarin për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

    Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se një Kryeministër si Kurti ka një lexim të mbrapshtë të historisë politike.

    Ai më tej ka shkruar se kjo nuk është kurrfarë garancie për vendin që të arrijë diçka historike.

    ”Albin Kurti përkujtoi dje Oliver Ivanoviçin, me epitete që për të mos thënë ndryshe, përfundimisht nuk i paska ditur askush tjetër përveç tij. Me këtë rast, Kryeministri dje iu dëshmoi qytetarëve të Kosovës se ai ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit, ndryshe nga populli, ndryshe nga e vërteta. Një kryeministër që ka lexim të mbrapshtë të historisë, nuk është kurrfarë garancie se mund të arrijë diçka historike. Krejt përkundrazi!”, ka shkruar ai.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përkujtuar dje politikanin serb, Oliver Ivanoviq në pesë vjetorin e vrasjes, duke thënë se ai ishte person i përkushtuar ndaj komunitetit të tij dhe “i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.

    Megjithatë, Kurti që tani është kryeministër, sa ishte opozitar, kishte krejt mendim të kundërt për ish politikanin serb, të cilin organizata politike që e udhëheq, Vetëvendosje e bënte përgjegjës për krime të rënda.

    Dënimi i Ivanoviq me 9 vjet në vitin 2016, ishte vlerësuar si poshtërim për drejtësinë nga Vetëvendosje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark