Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është duke u hetuar për pastrim parash nga autoritetet shtetërore. Ai dyshohet se ka pranuar si dhuratë shuma të mëdha të parave nga burime të panjohura.
Netanyahu ka hedhur poshtë këto pretendime që e lidhin atë me korrupsion duke thënë se ato janë të pabaza.
Por, megjithëse ai mohon akuzat, hetime tashmë kanë filluar që nga mbrëmja e së dielës, shkruan The Independent.
Pasi që Ministria e Drejtësisë së këtij vendi pranoi se është duke hetuar dyshimet, mediat raportuan se kryeministri Netanyahu ose një anëtar i familjes së tij ka pranuar ato mjete financiare./Insajderi.com