×
  • Sport
  • Euro 2020

    Kryeministri Johnson dhe Princi William i japin zemër Anglisë para finales

    Insajderi
    11 July 2021 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa orë na ndajnë nga finalja e madhe e Kampionatit Europian mes Italisë dhe Anglisë, teksa kryeministri britanik Boris Johnson i ka dërguar një letër trajnerit të “tre luanëve”, Gareth Southgate, ku e komplimenton për arritjen dhe e inkurajon për të fituar edhe trofeun.

    “Dua t’u komplimentoj ty dhe skuadrën për paraqitjen e jashtëzakonshme që keni bërë në këtë Kampionat Europian. Ke bërë tashmë historinë, pasi ke çuar Anglinë në finalen e një kompeticioni të madh ndërkombëtar. Për pjesën më të madhe të njerëzve në këtë vend, është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Ju keni formuar një grup vëllezërish, energjia, qëndrueshmëria dhe puna në ekip – dhe talenti i pastër – duket se shkëlqejnë me gjithçka që bëni. Ju keni zgjuar entuziazmin në të gjithë vendin dhe ne e dimë se mund ta ngrini edhe atë trofe. Ne nuk po shpresojmë ose lutemi. Ne besojmë në ju, Gareth, dhe në ekipin tuaj të pabesueshëm. Në emër të të gjithë kombit, fat të mirë, lojë të mirë dhe çojeni trofeun në shtëpi”, shkroi Johnson në letër.

    Ndërkohë edhe një tjetër personazh i rëndësishëm në Britaninë e Madhe, Princi Harry ka dërguar një video-mesazh për trajnerin Southgate dhe përfaqësuesen angleze, në prag të finales që do të startojë sonte në orën 21:00 në “Wembley”.

    “Urime Gareth dhe të gjithë futbollistët. Ju uroj fat sonte. Një komb i tërë është me ju, ndaj ta sjellim trofeun në shtëpi”, shprehet Princi William në video-mesazh. /ss/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark