×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeministri Kurti deklarohet rreth shamisë në shkolla

    Insajderi
    12 August 2022 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është deklaruar rreth ndryshimit të Udhëzimit Administrativ që ndalon përdorimin e shamisë në institucionet arsimore.

    Ai tha se është pro këtij ndryshimi, pasi që është kundër ndalimit të shamisë në shkolla.

    “Qeveria është duke përcjell me vëmendje. Ne do ta kemi projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare në Kosovë. Por, qëndrimin tim unë e kam thënë para shumë vitesh. E qëndrimi im është se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë e as të elementeve të tjera fetare në shoqëri”.

    “Por, më duhet të them se mosha 16 vjeçare është pragu”, tha Kurti kur u pyet nga gazetarët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark