×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryeministri Kurti nesër raporton në Kuvend për draftin e Asociacionit

    Insajderi
    02 November 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare me fillim prej orës 11:00.

    Pika e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.

    Kurti pritet që të informojë Kuvendin për draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, të cilin e pranoi në Bruksel.

    Në rend dite janë edhe 11 pika të tjera.

    Rendi i plotë i ditës:

    1. Raportimi i Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

    2. Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,

    3. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,

    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,

    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,

    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,

    8. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,

    9. Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

    10. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

    11. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,

    12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark