Kryeministri lajmërohet nga Berlini – Tregon çka i thanë ndërmjetësuesit për dialog - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryeministri lajmërohet nga Berlini – Tregon çka i thanë ndërmjetësuesit për dialog

    Insajderi
    03 November 2022 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti nga Berlini ka deklaruar se për marrëveshjen Kosovë-Serbi ka shumë punë që të flitet për ndonjë farë përmbajtje përfundimtare. Madje ai tha se “Ndërmjetësuesit kanë kërkuar që të ruhet konfidencialiteti sa i përket dialogut”.

    Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në Samitin e Berlinit, së bashku me pesë udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

    Kurti pas samiti ka deklaruar se sa i përket një marrëveshje përfunimtare nuk mund të jap detaje pasi që ndërmjetësuesit u kanë kërkuar që të ruhet konfidencialiteti sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Indajderi.

    “Së pari, jemi në rrugën e duhur për ta diskutuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes. Deri më tani është diskutuar për hapa të vegjël, ndërsa momenti i ndryshimit ka ndodhur në Bruksel më 18 gusht”.

    “Në kuadër të kornizës së përgjithshme të dialogut vijnë propozime dhe ide, dhe unë natyrisht se për të gjitha këto propozime të bazuara në vlera demokratike, shprehu angazhimin tim konkret”, tha Kurti para mediave.

    Kurti më tej deklaroi se është herët të flitet për përmbajtjen përfundimtare.

    “Kjo tregon se jemi në shtegun e duhur, mirëpo ka shumë punë që të flitet për ndonjë farë përmbajtje përfundimtare. Është ende herët. Nuk mund ta sabotojmë procesin me hollësi të bisedimeve. Është princip i ndërmjetësit konfidencialiti i bisedimeve”, tha më tej Kurti. /Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark