Rektorati i Universit të Tiranës është vendi ku duhet të gjinden zgjidhjet dhe jo vendi ku pengohen zgjedhjet e problemet.
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektin “Biblioteka Dixhitale”, ku studentët do të kenë akses për të studiuar. Shefi i qeverisë kritikoi rektorin e Universitetit të Tiranës që nuk ka mundur të vërë në funksion teknologjinë për të pasur akses tek “Biblioteka Dixhitale”.
“Është e patolerueshëm që ‘Biblioteka Digjitale’, të mos vihet në funksion të rrjeteve të Universiteteve. Universiteti i Tiranës është i papërgatitur për t’iu përgjigjur kësaj teknologjie dhe vazhdimit të dhënies së leksioneve me anë të praktikave me dorë.
E kam thënë edhe herë tjetër që kemi rezerva të konsiderueshme lidhur me drejtimin e Universiteti të Tiranës dhe besoj që nuk them diçka të parakohshme, sepse është koha për të adresuar kompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit, të konstatuar në raport edhe me atë që jemi përpjekur të bëjmë për të adresuar kërkesat legjitimet të studentëve”, tha Rama.
Kryeministri vazhdoi kritikat ndaj Universitetit të Tiranës, duke thënë se ai është vendi ku duhet të gjenden zgjidhjet.
Rektorati i Universit të Tiranës është vendi ku duhet të gjinden zgjidhjet dhe jo vendi ku pengohen zgjedhjet e problemet. Tani duhet të merret Ministria e Arsimit që të lehtësojë aksesin e studentëve në ‘Bibliotekën Digjitale’ sepse nuk ka as një shprehje të vullnetin më minimal për ti dhënë zgjidhej kësaj çështjeje”, u shpreh Rama. /Top Channel