
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën pas pranimit me drejta të plota në UEFA.
“Kosova ne UEFA! Urime vëllazërore dhe një Big Like gjithë atyre qe punuan për ketë arritje kaq te rëndësishme #ForcaKosove,” ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Kosova është pranuar në UEFA. Vendimi është marrë sot në Kongresin e përgjithshëm të mbajtur sot në Budapest të Hungarisë./Insajderi.com