×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryeprokurori i Shtetit, Molliqaj: LDK për herë të dytë po i ofrohet me shërbime pushtetit

    Insajderi
    18 November 2023 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se është hera e dytë që Lidhja Demokratike e Kosovës i ofrohet me shërbime pushtetit. Ai tha se këtë herë duke mos dhënë votat për ta dërguar në Kushtetuese çështjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

    “Është hera e dytë që LDK i ofrohet me shërbime pushtetit. Kësaj here duke mos i dhënë votat për ta dërguar në Kushtetuese çështjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Hera e parë ishte vota në Kuvend për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme”, ka thënë Molliqaj.

    Tutje, ai ka thënë se pushteti autoritar nuk bën dot pa veglat e tij.

    “Pushteti autoritar nuk bën dot pa veglat e tij. Prokuroria është organi i akuzës, prandaj e do me çdo kusht, me çdo çmim. Nuk jemi në fillimin e mandatit, nuk janë 100 ditët e para. Pushteti e ka dëshmuar qëllimin e tij me drejtësinë: kapje me çdo kusht. Duan dominim politik në KPK përmes anëtareve që zgjjdhen nga Kuvendi. Kjo nënkupton që dora e kryeminsitrit mbërrin deri te Kryeprokurori, edhe atë ligjërisht. Nuk janë fshehur, vazhdojnë njëjtë edhe pas goditjes nga Komisioni i Venecias, edhe pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”.

    Molliqaj tha se “nuk mund të jetë rrugë e re një teknologji llogaritare që e çon partinë në shërbim të shërbyeses me titull presidencial.

    “Kohët e errëta kanë ardhur jo vetëm prej prej atyre që s’kanë parë, kanë ardhur sidomos prej atyre që kanë heshtur sepse kanë menduar për vete”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark