
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves.
Në një komunikatë lëshuar për media, bëhet e ditur se gjatë takimit Hargreaves i ka ofruar mbështetje kryeprokurorit dhe Prokurorisë Speciale, në angazhimin ndaj hetimeve dhe punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
“Kryeprokurori Isufaj shprehu gatishmërinë në forcimin e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, në drejtim të forcimit të kapaciteteve për hetime”, thuhet në komunikatë.
Kryeprokurori Isufaj ka theksuar se Britania e Madhe mbetet partner i rëndësishëm i Prokurorisë Speciale në luftën kundër krimit.
“Isufaj, tutje ka falënderuar z.Hargreaves për mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe, në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike, duke theksuar se ky shtet mbetet partner i rëndësishëm i Prokurorisë Speciale në luftën kundër krimit, dhe përkushtimit për sundim të ligjit në Kosovë”, përfundon njoftimi./Gazeta Insajderi/