×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori Lumezi dhe drejtori i ATK-së flasin për luftim të evazionit fiskal

    Insajderi
    15 February 2016 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka takuar sot Sakip Imerin, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, me të cilin ka biseduar për shtimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në rastet kur paraqitet nevoja që të sigurohen informatat për personat që bien ndesh me ligjin dhe i shmangen obligimeve tatimore.

    “Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit edhe ne fushën e trajnimeve të përbashkëta në mes prokurorëve të Shtetit dhe hetuesve tatimor, lidhur me luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike dhe krimeve financiare”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë së Shtetit.

    Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të ngritjes së vetëdijes së tatimpaguesve për të bërë deklarimin e saktë të obligimeve tatimore të çdo individi dhe çdo biznesi, thuhet në komunikatë./Insajderi

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark