Tre futbollistë ndajnë pozitën e parë në listën e golashënuesve në elitën e futbollit kosovar.
Dyshja e Dritës, Besnik Krasniqi, Marko Simonovski dhe lojtari i Ballkanit, Albion Rrahmani kanë nga 11 gola të realizuar në 20 xhiro të zhvilluara në Superligën e Kosovës.
Mbrojtësi i Dritës, Besnik Krasniqi dhe sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani realizuan këtë javë kundër Dukagjinit, respektivisht Drenicës.
I katërti në listë me dhjetë gola është ish-futbollisti i Trepçës ’89 që u transferua te Partizani i Tiranës, Christian Mba.