×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kryetar, nuk jeni “melaqe” siç dukeni, nuk bëhet qeverisja me shokët e klasës”

    Insajderi
    27 July 2024 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arbresh Salihu, pronar i Radio Star, i është drejtuar kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni me një letër publike.

    Ai tha se kryetari ka thënë të pavërteta se Radio Star ka fituar “mija” euro nga komuna për transmetimin e seancave.

    Për shkak të dështimeve të mëdha në qeverisjen komunale, kryetar keni folur shumë të pavërteta para opinionit, kinse Radio Star ka fituar “mija” euro nga komuna për transmetimin e seancave dhe eshte paguar shuma te cilat ju duken te medha por kontrata eshte publike dhe ligjore asgjë nuk ka antiligjore. Por, kryetar, e vërteta është ndryshe.

    Çmimi për kontratë caktohet nga Autoriteti Kontraktues, une nuk i caktoj kontratat komunës, edhe ketu keni munges te informacionit, të gjitha pagesat i kam të faktuara të ruajtura. Po ua rikujtoj, kryetar, Radio Star ka transmetuar nëntë muaj seanca të Kuvendit Komunal dhe nuk e ka marrë asnjë cent nga buxheti i Komunës së Gjilanit. Madje në periudhën sa Radio Star ka transmetuar seancat e Kuvendit Komunal, komuna që ju e drejtoni ka dalë më transparentja“, shkroi ai.

    Ai gjithë këtë e quajti linçim ndaj medias dhe si tentim për të mbuluar dështimet.

    Nëse po tentoni që përshkak të dështimeve të mëdha, t’ua leni fajin mediave e keni gabim. Pas tre vitesh mund të them përfundimisht se vendimi për t’iu legjitimuar kryetar paska qenë gabim, meqë nuk keni arritur ta finalizoni asnjë projekt të madh për qytetin, ishte gabim trashanik që nuk duhet përsëritur.

    Njëjtë si kryetarët e tjerë, edhe ju i keni favorizuar familjarët e bashkëpartiakëve në konkurse për arsimtarë e profesorë, por edhe ua keni ndarë subvencionet për “start up” pa kritere eksponentëve të partisë në pushtet pa u turpëruar fare“, tha ai.

    Sipas tij kryetari është duke qeverisur me shokët e klasës

    Kryetar, askush sju ka faj qe ne kabinetin tuaj qeverisese keni emruar njerz te cilet nuk kanë iden e udheheqjes se Komunes dhe iden e menagjimit, nuk behet qeverisja me shoket e klasës, pasi posti i kryetarit eshte pergjegjesi dhe jo privilegj, po duket disi sikur keni shkelur ne djersën e aktivisteve te Levizjes Vetevendosje të cilet ju kanë bërë kryetar dhe keni gabuar rende ne emerime qe tashme e keni kuptuar ne fund qe keni gabuar dhe ne ato qe jeni thirrurr gjithmonë“, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark