Një delegacion i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, sot do ta vizitojë Kosovën.
Kjo vizitë e rëndësishme bashkon kryetarët e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor bashkë me akterë tjerë të rëndësishëm, me qëllim të diskutimit të ideve konkrete që avancojnë bashkëpunimin rajonal.
Delegacioni do të vizitojë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i cili ka rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit.