Kryetari i AGK-së: Maqedonia duhet të jap llogari për arrestimin e gazetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i AGK-së: Maqedonia duhet të jap llogari për arrestimin e gazetarëve

    Insajderi
    19 April 2016 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lirimi i tre gazetarëve të Gazetës Express, Artan Haraqija, Halil Halili dhe Ilir Ajdini, për kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekrija Shabani, nuk duhet të nënkuptoj edhe fundin e kësaj historie.

    Sipas tij, akti i arrestimit të gazetarëve në Maqedoni dëshmon mungesë të demokracisë dhe lirisë së gazetarëve për të ushtruar profesionin në këtë shtet. Andaj Shabani kërkon që autoritet e Maqedonisë të japin llogari për këtë veprim.

    “Autoritetet maqedonase duhet të japin llogari për këtë veprim”, ka shkruar Shabani në profilin e tij në Facebook.

    Arrestimi i tre gazetarëve të Express, sipas Gazetës Express është bërë në orët e pasdites në kryeqytetin maqedonas, pavarësisht se autoritetet e atjeshme ishin të njoftuara për aktivitetin e tyre. Kryeredaktori Leonard Kerquki ka thënë se policia maqedonase nuk e ka lënë t’i afrohet stacionit policor ku janë mbajtur gazetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark