
Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, ka përshëndetur propozimin e KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Daul, përmes një postimi në Tëitter ka përgëzuar për këtë arritje, duke e quajtur kryeministrin Mustafa forcën drejtuese prapa këtij procesi.
Kryetari i EPP-së, ku bëjnë pjesë partitë e qendrës së djathtë të të gjitha vendeve të BE-së, duke përfshirë disa kryeministra dhe krerë shtetesh kryesore në BE, si Angela Merkel, ka shprehur bindjen se Kosova dhe kryeministri Mustafa do të vazhdojnë reformat dhe luftën kundër krimit të organizuar, njofton televizioni publik.
“Mirëpres propozimin e KE-së për lëvizjen pa viza për Kosovën dhe përgëzoj kryeministrin Isa Mustafa i cili është një forcë drejtuese prapa këtij procesi. Jam i bindur se Kosova dhe kryeministri Mustafa do të vazhdojnë reformat e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar dhe fuqizuar sundimin e ligjit”, shkruan Daul.