×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kryetari Hyseni njofton se komuna ka shkëputur kontratën për ndërtimin e ‘Stadiumit të Qytetit’ në Gjilan

    Insajderi
    28 July 2022 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka treguar se komuna e Gjilanit ka ndërprerë kontratën për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit.

    Hyseni tha se ky vendim është marrë pas bisedave të zhvilluara me dy tifozëtirë, Skifterat nga Gjilani dhe Intelektualët nga Drita, si dhe me ekipet, pas dyshimeve se ka pasur shkelje dhe konflikt interesi.

    “Sot kemi ndërprerë kontratën për Stadiumin e Qytetit, duke zhbllokuar kështu procesin dhe krijuar mundësinë për realizim sa më të shpejtë të projektit”, tha Hyseni në një konferencë për media.

    “Nga muaji janar i vitit 2022 bashkë me Ministrinë e Kulturës jemi angazhuar të analizojmë thellësisht sfidat e paraqitura në projektin e stadiumit të Gjilanit, në mënyrë që të dakordohemi për planin e veprimit dhe të mobilizojmë resurset e nevojshme njerëzore dhe financiare për dinamizimin e punimeve në përmbylljen e këtij projekti. Kjo analizë ka rezultuar me gjetje të cilat na kanë obliguar të ndërpresim kontratën aktuale për shkak të shkeljeve të shumta që janë identifikuar”.

    “Kemi siguruar mbështetje nga Qeveria e Republikës së Kosovës për realizimin e procedurave të nevojshme administrative dhe sigurimin e buxhetit për realizimin e projektit të stadiumit të kategorisë së 4 në Gjilan”, u shpreh tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark