×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kryetari i AAK’së më kërkoi që t’iu lypja ryshfet tenderuesve”, paralajmërohet padi kundër ish-drejtoreshës së Prizrenit

    Insajderi
    04 November 2022 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vjollca Kabashi të martën (1 nëntor) ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren. Ajo akuzoi kryetarin Shaqir Totaj dhe disa zyrtarë të tjerë se e detyruan me dhunë të nënshkruajë një dokument të falsifikuar.

    Kabashi akuzoi edhe kryetarin e AAK’së në Prizren, Besnik Krasniqin. Ajo tha se Krasniqi u ka bërë presion anëtarëve të partisë për të siguruar para për mirëmbajtjen e zyreve.

    Po ashtu, Kabashi tha se Krasniqi ka kërkuar nga drejtoreshat që ishin pjesë e AAK’së t’i kërkojnë firmave bugjet që dëshirojnë të përfitojnë tender.

    “I njejti person (kyretar i tanishëm i degës së AAK-së ne Prizren) në çdo mbledhje iu ka bërë presione antarëve dhe zyratarëve të AAK-së për të siguruar të holla për mirëmbatjen e zyres. Ne si drejtoresha kemi pasur gjithmonë thirrje nga Kryetari i ri i AAK që ti kërkojmë firmave buxhet -për ato firma qe dojnë të përfitojnë tenderet nëpër drejtoritë që i udhëheqim ne”, ka shkruar Kabashi në Facebook.

    Lidhur me deklaratat e drejtoreshës së dorëhequr, Insajderi ka kontaktuar kryetarin e AAK’së në këtë komunë, Besnik Krasniqin.

    Krasniqi tha se kjo deklaratë e ish-drejtoreshës është shpifje dhe tendencioze. Ai bëri të ditur se ka filluar përgaditjen e padisë ndaj Kabashit.

    “Deklarata e ish-drejtoreshës është komplet e pavërtetë dhe tendencioze dhe shpifje e rënde karshi personalitetit tim, për këtë deklaratë të saj kam fillu përgaditjen e një kallezimi penal ndaj saj. Deklarata të tilla shpifëse sigurisht që me kanë shqetësu mua dhe familjen time jashtë mase duke ma cenuar ingegritetin tim personal edhe karshi fëmijeve të mij”, deklaroi Krasniqi.

    Tutje, Krasniqi tha se Vjollca Kabashi ka vepruar nga inati pas kërkesës së tyre që të dorëhiqet nga detyra. Sipas tij, ajo nuk ishte e aftë për menaxhimin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

    ” Është e çuditeshme se si ish-drejtoresha filloj të sulmoj Kryetarin e Komunës mua dhe shumë të tjerë vetëm pasi që ju kumtua që përformaca e saj është me e dobët ne historinë e ekzekutivit të komunës se Prizrenit, ajo sigurisht që ka vepru në afekt inatesh personale pas kërkesës sonë që ta liroj detyrën për shkak të paaftësisë së sajë në menaxhimin e Drejtorisë përkatese”, tha Krasniqi për Insajderin.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark