Një ditë më parë e ka takuar Ministren e Drjetësise, Albulena Haxhiu. Nuk ishte vetem, por me disa kolegë. Sot, Kryetari i Degës së Odës së Avokatëve në Prishtinë, e ka quajtur vetë organizaten ku ka rol edhe udheheqës, ani pse jo në qendër, organizate kriminale.
Gazeta Insajderi
Dje e takoi të paren e Ministrisë së Drejtësisë, Ministren Albulena Haxhiu. Por, nuk ishte i vetëm në takim, por ishe ai që e publikoi fotografinë e takimit të shoqëruar me një tekst.
Kryetari i Degës së Odës së Avokatëve në Prishtinë, Nasuf Hashani tha që me Haxhiun diskutuan tema me rëndësi.
“Sot kryesia e degës regjionale të Prishtines, e Odës së Avokatëve të Kosovës, shoqëruar edhe nga avokati Arianit Koci, dhe kryetari i Degës në Pejë tê OAK-sê Blerim Ademaj, realizuam një takim me ministren e drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. Temë diskutimi ishte: draftmarreveshja e Republikes se Kosoves dhe Republikes së Shqipërisë per njohjen e te drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit, si dhe tema tjera me rëndësi për profesionin e avokatit!”, Ka shkruar ai.
Por, vetëm një ditë pas, ai është hedhur në akuza të rënda kundër Odes së Avokatëve të Kosovës ku ka rol udheheqës, në dege pra, ani pse jo në qendër të vendim-marrjes së këtij mekanizmi.
“Oda e Avokatëve të Kosovës, për momentin, nuk dallon asgjë prej një organizate kriminale, prandaj ekzistojnë këto dukuri!”, ka shkruar ai ne nje koment ne Facebook.
Komenti i tij ishte si përgjigje për një komentues po ashtu ne një shkrim të tij të publikuar në profilin e tij e ku merrej me kolegun e tij, Besnik Berisha, avokat.