Kryetari i klubit të Tërnocit, Jusuf Hasani thotë se vazhdimit po përballet me vështirë dhe padrejtësi të ndryshme nacionale.
“Në një ndeshje na janë suspenduar shtatë lojtarë. E për këtë shkak e kemi pasur të vështirë t’i grumbullojmë lojtarët edhe për ndeshjen e ardhshme. Përveç kësaj jemi përballur edhe më vështirësi tjera.
Vitin e kaluar, pas fitores në Medvegj, e kemi bërë një foto me Shqiponjë, edhe pse ajo ka qenë jashtë protokollit të ndeshjes, jemi dënu me 3 mijë euro”, tha Hasani në Ekipi A. /ATV/