Kryetari i Leposaviqit raportohet se po ruhet nga policia brenda në objekt - Insajderi
×
Insajderi / Insajderi

Kryetari i Leposaviqit raportohet se po ruhet nga policia brenda në objekt

Insajderi
29 May 2023 - 23:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të komunës.

Sipas burimeve të Klankosova.tv Hetemi është duke u ruajtur nga Policia e Kosovës brenda në objekt dhe është në gjendje të mirë emocionale.

Ai ka mbetur i bllokuar që nga ora 6:30 e mëngjesit, kur edhe ka filluar punën.

Hetemi pritet që ta kaloj natën brenda në objekt, teksa jashtë janë trupat e KFOR-it që janë duke e mbikëqyrur situatën me kthjelltësi. 

Lidhur me vendndodhjen e kryetarit të Leposaviqit, Gazeta Insasjderi ka kontaktuar zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshanin por ai ka thënë se nuk ka informacione të sakta.

Po ashtu, Gazeta ka kontaktuar edhe ministrin e Administratës dhe Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi por i njëjti nuk iu është përgjigjur thirrjeve.

Ndryshe, gjatë ditës në Leposaviq kanë protestuar serbët që nga orët e para të mëngjesit, teksa më vonë një pjesë e tyre është shpërndarë.

Njëjtë kanë protestuar edhe në komunën e Zubin Potokut dhe në Zveçan, ku në këtë të fundit pati tensione më të mëdha, pasi mbetën të lënduar rreth 25 trupa të KFOR-it.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark