×
  • Sport
  • Sport

    Kryetari i Lirisë përfundon në disiplinore pasi quajti “Bugar” Rahovecin

    Insajderi
    10 May 2023 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i klubit të futbollit Liria, Qemal Krasniqi ka përfunduar në disiplinore pasi i quajti “Bugar” klubin dhe qytetin e Rahovecit. 

    Liria e fitoi në udhëtim ndeshjen ndaj Rahovecit, në kuadër të javës së 25-të të Ligës së Parë – Grupi A. Por, Krasniqi pas përfundimit të ndeshjes në rrjetet sociale publikoi një shkrim ofendues. “’Rahoveci (Bugart) + referat – Liria 0-2’”, pati shkruar Krasniqi. Për të sqaruar postimin, Krasniqit i është kërkuar deklaratë shtesë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.
    Deklaratë shtesë dhe paraqitje të fakteve i është kërkuar edhe trajnerit të Lirisë, Xhengiz Rexhepit. Sipas Komisionit Disiplinor të FFK-së, Rexhepi ka shkelur rëndë etikën sportive duke thënë se nuk kanë blerë asnjë ndeshje.

    Image

    “Kryetrajneri i FC Liria, Xhengiz Rexhepi. Motivi: Në rrjetin social të tij akuzon klubet se po motivohen për fitore të domosdoshme kundër FC ”Liria”, duke u arsyetuar se nuk kanë ble asnjë ndeshje (që lë të nënkuptojë se të tjerët i kanë ble), por me pengesa të brendshme dhe të jashtme fituam 50 pikë të pastra si loti, për çka shkel rëndë etikën sportive. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kreytrajneri i FC Liria . Xhengiz Rexhepi si dhe të deponojë fakte për të cilat pretendon në Komisionin Disiplinor – shkalla e parë”, shkruan në arsyetimin e KD-së. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark