×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryetari i PDK-së: Marrëveshja e Ohrit nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse

    Insajderi
    30 March 2023 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, e fajësoi kryeministrin Albin Kurti duke thënë se ujdia e Ohrit nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse, transmeton Paparaci.

    “Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas ligjvënësit opozitar, “kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”.

    Këto komente ai i ka dhënë pasi ka pritur Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari”

    “Mysafirët i falënderova për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark