×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Preshevës: Kush luan me ne nuk i njeh mirë preshevarët

    Insajderi
    28 September 2018 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka thënë se është momenti i fundit që edhe një herë të tematizohet kërkesa e shqiptarëve të Preshevës, të cilët dëshirojnë të bashkohen me Kosovën.

    Në emisionin n’SHESH, Arifi ka thënë se kushti i tyre për realizimin e kësaj kërkese është që të mos cenohet integriteti territorial i Kosovës.

    “Për serbët në veri të Kosovës bisedohet sikur ata janë i vetmi minoritet në Ballkan, përderisa askush nuk merret me shqiptarët që jetojnë në Preshevë, ka thënë Arifi.

    Ai ka thënë gjithashtu se nuk pretendon të fitojë zgjedhje duke luajtur me kufij.

    “Ai i cili bën lojë me neve për këtë çështje, nuk i njeh mirë preshevarët”, ka thënë Arifi.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark