Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka akuzuar Kryeministrin Isa Mustafa se Serbisë është duke ia dhënë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, ndërsa, djemve terminale.
“Mustafa po e premton Asociacionin për Vuçiqin e po i jep terminale djemve të vetë. Kuvendi pa opozitë e Thaçi po e feston zgjedhjen president me dy ditë inaugurim. Si arritëm këtu? Alternativa është e domosdoshme”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se Ivica Daçiq deklaroi se ‘storia që Serbia ka faj për luftërat në vitet e 90-a po del si gënjeshtër dhe Gjykata Speciale po krijohet për UÇK-në”.
“Vuçiqi po sillet në pasuritë kombëtare të Kosovës duke deklaruar se Kosovën nuk do ta njohin kurrë, e duke kërkuar me Rusinë që asociacionin ta krijojmë sa më shpejtë. Mustafa po e premton Asociacionin për Vuçiqin e po i jep terminale djemve të vetë”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Ahmeti, Kuvendi pa opozitë e Thaçi po e feston zgjedhjen president me dy ditë inaugurim.
“Si arritëm këtu? Alternativa është e domosdoshme”, përfundon Ahmeti.