×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryetari i Zubin Potokut flet për “The Guardian”: S’desha të bëhem i famshëm

    Insajderi
    04 June 2023 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili fitoi zgjedhjet komunale të 23 prillit me Partinë Demokratike të Kosovës, në një prononcim për prestigjiozen britanike “The Guardian”, teksa ka folur për “shkëlqimin e vëmendjes ndërkombëtare”, tha se qëllimi i tij nuk ishte të bëhej i famshëm.

    “Nuk ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm,” thotë ai, teksa “The Guardian” përshkruan se telefoni i tij celular i bie vazhdimisht. “Ne menduam se më do të konkuronin numër më i madh i kandidatëve për kryetar dhe nuk e imagjinuam fitoren”.

    Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar pasoja për Kosovën, pas përplasjes së serbëve të veriut me policinë, e cila të premten e 26 majit, me vendim të kryeministrit Albin Kurti, realizoi aksionin për t’ua mundësuar qasjen në zyra kryetarëve të rinj në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

    Ndryshe, tensionet janë kthyer në pjesën veriore të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në veri të vendit, të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark