×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryetari i Zubin Potokut: Peticioni për shkarkim do të dështoj

    Insajderi
    03 January 2024 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri është shprehur i bindur se peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri do të dështoj.

    Zeqiri deklaroi se qytetarët serbë atje janë më të interesuar për punësim e zhvillim se sa për peticione.

    Kohëve të fundit, sipas Zeqirit janë shtuar kërkesat nga komuniteti serb për shërbime komunale.

    “Nuk kemi ndonjë informacion për zhvillimin e ndonjë peticioni, mirëpo neve çdo ditë, por edhe sot patëm shumë kërkesa të qytetarëve për punë të ndryshme dhe shërbime të ndryshme. Duket se qytetarët, po flas për shumicën serbe, janë të interesuar më tepër për punësime dhe zhvillim dhe ndihmë në forma të ndryshme sesa për peticione. Unë mendoj që peticioni nuk do të ketë sukses dhe do të dështojë në këtë drejtim”, ka thënë Zeqiri në Dukagjini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark