×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Preshevës thotë që nuk do ta dorëzojë solemnisht postin

    Insajderi
    20 May 2016 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për pranim-dorëzimin e postit të kryetari që do ta zgjedh kuvendi komunal është shprehur se nuk do t’ia dorëzojë solemnisht sepse nuk janë fitues të zgjedhjeve asnjëra prej partnerëve të koalicionit.

    “Alternativa për Ndryshim dhe Partia për Veprim Demokratik nuk janë fituese të zgjedhjeve  por është Partia Demokratike Shqiptare. Gjithmonë medaljet u dorëzohen fituesve edhe në atletikë, edhe në sport edhe në futboll, dhe këtu ne nuk kemi fitues”, theksoi Mustafa.

    Ragmi Mustafa është shprehur se po të kishte qenë fitues njëra prej partive të koalicionit do t’ia dorëzojë mandatin e kryetarit po në këtë rast PDSH ka numrin e këshilltarëve më të madh në kuvendin komunal.

    “Në këtë drejtim jemi shumë korrekt dhe shumë të qartë, po që se fituese të zgjedhjeve lokale do të kish qenë njëra prej partive të koalicionit do të bëhej mirësjellja dhe zbatohej kodi etik i mirësjelljes ndaj funksionerëve por këtë rast është një situatë krejt tjetër”, ka vlerësuar Mustafa. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark