×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryhen dy operacione për herë të parë në Kosovë, përdoret aparatura e re

    Insajderi
    26 January 2024 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klinika e Kirurgjisë Torkale, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë të ditur se aparatura e re Nuss- Procedurë, e cila realizohet me Vats (intervenim kirurgjik në gjoks), për herë të parë, është lëshuar në punë ditën e djeshme.

    “Përmes aparaturës së re për herë të parë në Kosovë janë realizuar dy operacione, duke i kursyer buxhetit të shtetit qindra e mija euro”, thuhet në njoftim.

    “Me këtë rast, QKUK, e falënderon Dr. Xhevdet Ademaj, i cili punon dhe vepron jashtë vendit, e që ka ndihmuar të realizohen këto operacione”, thuhet në komunikatën për media.

    Për procedurën Nuss, pacientët deri ditën e djeshme, thuhet se janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

    “Aparatura e re moderne, e lëshuar në punë ditën e djeshme, i plotëson të gjitha kushtet për intervenime kirurgjike në gjoks”, bëhet e ditur më tej.

    Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, një ditë më parë ka njoftuar se vlera e këtij investimi në aparaturë moderne është rreth 250 mijë euro.

    Ai ka theksuar se shpenzimet vjetore më herët për trajtimin jashtë vendit të pacientëve kanë qenë 700 mijë euro

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark