×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryhet ekspertiza, ky është shkaktari i aksidentit në Kroaci ku vdiqën 12 persona

    Insajderi
    06 August 2022 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas mediave kroate gjetjet e ekspertëve në vendin e ngjarjes tregojnë se aksidenti ka ardhur si pasoje e humbjes së kontrollit nga ana e shoferit.

    Për këtë arsye pritet të kryhet edhe testi për të vërtetuar nëse ngasësi ka qenë nën ndikim të alkoholit.

    Pronari i firmës polake të auobusëve ndërkaq ka thënë se ka marrë informacion se njëri prej shoferëve ka vdekur në aksident.

    Ai ka thënë se bëhet fjalë për shoferë polakë me përvojë duke hedhur poshtë mundësinë që ata t’i ketë marrë gjumi, pasi nuk janë fillestarë.

    Në aksident, bëhet e ditur se 19 persona tjerë janë lënduar rëndë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark