Paraqitjet mbreslënëse të mesfushorit me prejardhje shqiptare, Granit Xhakës kanë bërë që edhe marrëdhenia e tij me tifozët e Arsenalit të jenë përmirësuar dukshëm, shkruan Insporti.
Londinezët triumfun sot ndaj United, duke bërë një hap të madh drejt pozitës së katërt ku ndodhen aktualisht, pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Tavares, Bukayo Saka e Granit Xhaka realizuan golat për vendasit.
Teska, goli i Xhakës shënoi një ndryshim të rëndësishëm në fatin e tij në relacion me tifozët që nga koha kur ai vazhdimisht dukej se ishte në “mosmarrëveshje” me fansat, i cili pothuajse u largua nga klubi për shkak të “urrejtjes” në dhjetor të vitit 2019.
Fansat, megjithatë, reflektuan dhe sot pas takimit ndaj Man Utd, ata e pritën Xhakën, duke i kërkuar nënshkrime dhe fotografi.
Një moment të këndshëm me fansat e ka përshkruar edhe njëri nga tifozët e Xhakës në rrjetin social, Tëitter, i cili shkroi: Duke u larguar nga stadiumi me makinën e tij, Xhaka u ndjek nga fansat duke e lutur për foto dhe autografe. Ai hapi dritaren e tij, buzëqeshi dhe i ra borisë ndërsa po largohej.
Ndryshe, pas ndeshjes, Xhaka tha se i pëlqen të shënojë ndaj Man Utd.
“Më pëlqen të shënoj kundër United, nuk është i pari kundër tyre. Ne duhet të jemi më të zgjuar, më të fortë mendërisht” – tha Xhaka.