×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ku gaboi Lëvizja e Albin Kurtit sipas Dukagjin Goranit?

    Insajderi
    21 November 2021 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Opinionisti dhe njëherit ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani ka komentuar rezultatin e dobët të Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale.

    LVV arriti të fitojë vetëm katër komuna, Gorani për “InDoks”, ka thënë se nuk e priste këtë rezultat, mes tjerash e quajti katastrofal rezultatin përfundimtar.

    Ai numërojë disa pika ku sipas tij gaboi Lëvizja.

    “Jo, dorën në zemër unë kam prit që LVV do të ketë rezultat më të mirë, mirëpo është e vërtetë që fushata zgjedhore dhe ditët para fushatës zgjedhore e jepen një indikacion që partia kryesore që është në pushtet, LVV nuk ka ditë me u gjetë në procesin zgjedhor, sidomos, nuk ka ditë me u gjetë në kontekstin kadrovik, kandidatë që i ka pas, mënyra qysh u zhvillu fushata, e ka lënë një përshtypje të indiferencës së paku në pjesën e parë të procesit dmth fushatës e mandej në pjesën e dytë të një lloji të mos përfilljes, të një lloji të arrogancës publike meqenëse që ishte partia që ishte e bindur në avantazh, gati automatik”, tha ai për InDoks.

    “Rezultatet tregun që është ndryshe, ndryshe është interpretu nga ana e votuesve ai qëndrim I LVV-së edhe duke qenë që është interpretu ndryshe ka qenë rezultat unë mendoj katastrofal për të”, ka thënë Gorani për InDoks.

    Opinionisti tha se rezultati i zgjedhjeve lokale duhet ta brengos LVV dhe të nisë menjëherë diskutime se ku gaboi partia.

    “Ka qenë katastrofal jo për faktin që kanë qenë zgjedhjet lokale, meqenëse partitë fitojnë e humbin dhe ajo është normale por për faktin që është parti që është në pushtet qendror, me përqindje dhe fuqi ekzekutive të pa parë deri sot në Kosovën e pas luftës, e nga ky kontekst është rezultat shumë i dobët. Unë mendoj që është arsye shumë e madhe për me u brengos dhe për me u ri-rreshtu dhe për me nis diskutimin e madh brenda organizatës me pa ku gabuan”, tha ai.

    Humbja i vije prej xhipave të zinj – Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark