×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ku po e merrni guximin”, përplasen Bajrami dhe dhe deputetja e VV’së

    Insajderi
    27 February 2024 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hykmete Bajrami nga LDK tha sot se nuk ka nënshkruar asnjëherë ndonjë kontratë të negociuar sa ka udhëhequr me tri ministri.

    Kjo deklaratë erdhi pasi deputetja e VV-së, Majlinda Tishukaj e pyeti atë se nga po e merr guximin që të flas për kontratat me negocim.

    “Kur të kam dëgju atë ditë në parlament, sinqerisht kam thanë ku po e merrni këtë guxim, sepse ju i shpjeguat format se qysh bëhet kontrata e negociuar e po get po folni nga përvoja”, tha Tishukaj.

    Bajrami iu kundërpërgjigj duke i thënë se nuk ka nënshkruar asnjëherë kontrata njëburimore dhe se nga këtu rrjedh guximi i saj.

    “Deputete, kam qenë ministre në tri ministri, e mbi 2 mijë punëtorëve. Mundeni me shku me pyet edhe jam e sigurt që ju ma kishi eliminu guximin kaherë nëse kishi gjet diçka për mua. Asnjëherë, në asnjë ministri, po e them këtu publikisht me përgjegjësi të plotë, kontratë të negociume nuk kam nënshkru. Andaj këtu rrjedh guximi im për t’iu kundërvu kontratave njëburimore. Në tri ministri, gjatë mandatit tim, asnjë kontratë njëburimore. E kontrata njëburimore pa publikim të njoftimit lidhen me njerëz që ti i njeh”, tha Bajrami.

    Tutje, ajo tha se është e sigurt që partia në pushtet ka hulumtuar për të qe tri vite.

    “Guximin e kam, për shkak të guximit jam këtu, qe pesë mandate e votume. Kam me vazhdu me pas këtë guxim, për shkak se askush nuk e e ka ndonjë dokument që e mbanë në tavolinë dhe më shantazhon. Shkoni në tri ministritë… Jam e sigurtë që ju keni hulumtu qe tri vite me gjet diçka”, shtoi Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark