×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kuçi: Askush s’ka pasur guxim që ta themelojë Asociacionin, as qeveria aktuale

    Insajderi
    09 April 2024 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Komisionit për Hartimin e Kushtetuës së parë të Kosovës, Hajredin Kuçi tha se asnjë qeveri nuk e ka pasur guximin që ta themelojë Asociacionin.

    “Është e vërtetë se asnjëra s’ka qenë e gatshme, do të thoja po ashtu nuk ka dashtë me marrë përgjegjësi. Ne e kemi pasur një qeveri që ka pasur 87 vota por kërkush prej deputetëve të asaj, sikur edhe sot që po shihet liderët politik po tentohet ta prolongojnë dhe gjithmonë është bindja po e shtyjmë për herën tjetër dhe kjo ka qenë arsyeja e përgjegjësisë që mund të jetë edhe historike edhe personale , por mbi të gjitha përgjegjësi për vendin dhe duhet ta kuptojmë njerëzit që mund ta kenë një dilemë të tillë. Askush s’ka pasur guxim, gatishmëri ta ndërmarrë një rrezik të tillë dhe mendoj të arsyeshëm, edhe sot kryeministri aktual, besoj edhe presidentja dhe kryetari i Kuvendit e liderët e tjerë e keni parë që të gjithë me gjysmë zëri e bëjnë një gjë të tillë duke e ditur peshën që mund ta ketë ky vendim”, tha ai.

    Sipas Kuçit as qeveria aktuale nuk e ka guximin që ta bëjë një gjë të tillë.

    Ai shtoi se ka pasur tendenca që të bëhet një draftstatus për Asociacionin, por që sipas tij ka ekzistuar frika se kush do të jetë ai që do ta nënshkruajë.

    “Ne duhet të jemi të qartë në momentin që nënshkruhet drafti i me siguri do të jetë një damkë që mund ta quajmë politike në këtë rast dhe pastaj edhe përkundër iniciativave edhe për kundër drafteve, ka pasur më 2014- 2015, pastaj ka pasur tendenca që të hartojnë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe pastaj që të prezantohet si e tillë, por po e them se gjithmonë secila qeveri që nga ajo kohë e deri sot ka qenë ajo që ka dashur me prolonku për një kohë tjetër, një afat tjetër një ambient tjetër, nga frika e përgjegjësisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark