Insajderi
Lajme

Kuçi ‘godet’ Kurtin: Në fund të mandatit ndan miliona për bileta “dy ditore” për mërgatën, pastaj vazhdon sërish “pakthimi”

Insajderi
28 May 2026 - 11:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuçi ‘godet’ Kurtin: Në fund të mandatit ndan miliona për bileta “dy ditore” për mërgatën, pastaj vazhdon sërish “pakthimi”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Blerim Kuçi, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me subvencionimin e biletave për mërgatën.

Përmes një postimi publik, Kuçi ka deklaruar se gjatë mandatit të Kurtit, Kosova është zbrazur nga të rinjtë për shkak të mungesës së perspektivës dhe kostos së lartë të jetesës.

Ai ka thënë se në fund të mandatit, ndarja e milionave për bileta “dy ditore” për mërgatën nuk zgjidh problemet reale të qytetarëve.

Sipas Kuçit, mërgata nuk ka nevojë për “marketing e subvencione momentale”, por për perspektivë, vende pune, siguri dhe arsye për të jetuar e investuar në Kosovë.

Në fund të reagimit të tij, kandidati i LDK-së ka deklaruar se pas 7 qershorit Kosova ka nevojë për kthimin e qytetarëve të saj, ndërsa për Kurtin “bileta pa kthim”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark