Insajderi
Lajme

Kuçi i përgjigjet qytetarit: Mund të paguajmë tri herë më lirë rrymën sesa sot

Insajderi
01 June 2026 - 11:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuçi i përgjigjet qytetarit: Mund të paguajmë tri herë më lirë rrymën sesa sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, iu është përgjigjur me video pyetjes së një qytetari, nëse ka shpresë që do të zbriten faturat e rrymës.

Kuçi thotë se krijimi i termocentraleve të reja dhe kapaciteteve energjetike mundëson që qytetarët të paguajnë tri herë më lirë faturat e rrymës sesa që paguajmë sot.

“Shtetet te cilat janë të pasura me naftë, p.sh Katari, shtetet arabe, aty çmimi i naftës është shumë i vogël. Ne e kemi qat potencial, jemi të pasur me thëngjill, që është bazament për të kriju energji. Energjia duke u bazu në potencialin tonë, në resursin tonë kombëtar, duhet me e qenë më e krahasueshme me shtetet që krahasojnë naftë. Krijimi i termocentraleve të reja dhe rritja e kapaciteteve, resurset tona janë të mëdha, që kërkojmë me qenë tre herë më lirë sesa sot që është energjia elektrike që qytetari e paguan”, ka thënë ai.

Kuçi gjendet me numrin 47 në listën zgjedhore të LDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark