×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kufiri në Qafë Morinë e Prush është shndërruar në korridor të grupeve kriminale”

    Insajderi
    20 March 2022 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksion i madh kundër krimit e korrupsionit është realizuar në kufi me Shqipërinë nga Inspektorati i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të shtetit. Aksioni u përkrahë edhe nga Policia e Kosovës, Dogana e Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

    Nga ky aksion u arrestuan 50 zyrtarë të shtetit. Policë, komandantë, togerë e doganier.

    Për këtë aksion për InDoks ka folur Bedri Elezi, ekspert i sigurisë i cili është shprehur se është cenuar siguria e Kosovës.

    Teksa ka deklaruar se pikat kufitare Morinë e Prush janë shndërruar në korridore të grupeve kriminale.

    “Realisht edhe në të kaluarën kemi pasur arrestime të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, sikur në këtë rast e veçanta në këtë rast ishte sepse kemi të bëjmë vetëm me dy pika kufitare dhe mund të them se kemi të bëjmë gati me një stacion policorë, që i bien se që kemi të bëjmë me komplet ndërrimet e një pikë kufitare, çka më lenë më dyshu që çështja e sigurisë qytetare është goxha keq për faktin se është cenu siguria e Kosovës në kuptimin e cenimit të sigurisë së kufijve ngase policët që kanë qenë në numër të madh për mos me thënë krejt, neve kemi informacion se veç një zyrtar policor nuk është i përfshirë atëherë të lenë me nënkuptu që ajo pikë, ai vend ka qenë një pikë, një korridor i grupeve kriminale apo edhe të tjera dhe për mua më së shumti shqetësuar ka qenë fakti që ky hetim është zhvillu vetëm për 10 muaj, dhe çka para 10 muaj dhe çka pas”.

    Këtë zyrtarë pretendohet se janë korruptuar. Kanë pranuar ryshfet në mënyrë që të kalohet kufiri pa problem.

    Ekspert i sigurisë që bën raporte edhe për punën e institucioneve të sigurisë, ka folur pikërisht për rrezikun e kalimit të kufirit pa u regjistruar në sistem edhe nga persona të rrezikshëm.

    “Pastaj mundësia që neve e kemi thënë disa herë që në kufijtë tonë të futen persona me rrezikshmëri të lartë dhe nëse një zyrtar policor mbi qëllimin e marrjes së mitos, për përfitim personal në mënyrë të paligjshëm lejon qarkullimin e njerëzve dhe mallrave potencialisht për atë person nuk ka kategori të personave me rrezikshmëri të lartë apo jo, apo qarkullim të mallrave me rrezikshmëri të lartë ose jo”, ka thënë ai.

    “Nëse do të kishim një numër të madh të zyrtarëve policorë në gjithë territorin e Republikës së  Kosovës, qofshin edhe 500 ato nuk do të ishte e madhe se sa të kemi një numër kaq të madh, apo mund të themi 100% të zyrtareve policorë në një pikë kufitare sepse në mënyrë të drejtpërdrejt në atë pikë kufitare ne nuk kemi kufi“, tha Elezi.

    InDoks | Pika e Zezë e Policisë, Dosja ekskluzive e korrupsionit në Policinë e Kosovës:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark